
...........Poezia është një lule e rrallë, shumë delikate, që mbin aty-këtu në fushën e begatë të artit, lulja më e bukur, më nazike, më lozonjarja, më buzëpërdredhura, më sqimatarja... Poezia nuk afron lehtë çdo njeri, sepse ajo kërkon devocion të plotë; kërkesat e saj janë shumë të larta. Ajo i jepet vetëm një dashurie poetike. Poezinë duhet ta duash gjatë, shumë gjatë dhe prapë... nuk e di a do të marrësh prej saj, atë që është magjike dhe që shtrihet si një linjë melodike midis vargjeve; pra thelbin, palcën, eliksirin e saj.
.......Vëllimi poetik "Yjet do trazoj" është sinteza tridhjetvjecare e krijimtarisë sime; është një prezantim i dallgëve emocionale dhe refleksioneve që unë kam grumbulluar në gjeografinë aq të larmishme të jetës. Ky libër nuk pretendon të ezaurojë të gjitha tallazet shpirtërore, nëpër të cilat ka kaluar heroi im lirik, absolutisht jo. Në këtë libër unë jam munduar të qëmtoj më të ndritshmen, më të bukurën, më mbresëlënësen ndjenjë; jam përpjekur që nëpërmjet transformimit artistik të impresioneve të castit, të bie në marrëveshje dhe disa herë t'i bindem tërheqjes emotive të subkonshiencës. Nga ana tjetër, jam përpjekur të kthej në art dhe ta instaloj brenda kornizave të konshiencës cdo mëkat lirik, në mënyrë të tillë, që libri t'i përkasë një game sa më të gjërë publiku.
.........Ky libër hap krahët e tij dhe përqafon butë, pa rrëmbim çdo dashamirës; djaloshin e dashuruar dhe nënën e dhemsur, fëmijën çapkën dhe gjyshen plakë. Më tej libri fluturon në dimensione të panjohura, në të cilat gjen “dy hëna”, dashuri të humbura, parajsa pa fund dhe pse jo edhe Zotat vetë. Libri fton muza, çjerr fantazma dhe puth zëmra lulesh…
////////Libri mbyllet me një prozë poetike…për poezinë. Aty përpiqem të shtjelloj mprehtë dhe shkurt, mënyrën se si e shoh unë poezinë, si e këndoj dhe ndjej vargun e shkruar…
..................................................Dhimitraq Papando
////////Libri mbyllet me një prozë poetike…për poezinë. Aty përpiqem të shtjelloj mprehtë dhe shkurt, mënyrën se si e shoh unë poezinë, si e këndoj dhe ndjej vargun e shkruar…
..................................................Dhimitraq Papando


7 Comments:
"Retë e dashuruara
I pashë retë, si u afruan atje lart,
Dhe pa turp fare, u puthën
flokëkërleshur.
Dhe në pasion i pashë të shkrihen,
Tek njëra-tjetra,
Në sy të tërë botës,
Që kureshtare si kurdoherë
I sheh nga poshtë buzëpërdredhur.
…He…! Krejt papritur,
U turpëruan,
Dhe prapa malit ikën dhe u fshehën.
DP"
Ndihem e mbeshtjellur nga nje fuqi qetesuese kur lexoj disa prej poezive tuaja.
Suksese ne krijimtarin tuaj dhe, perseri, Gezuar Vitin e Ri 2007!
Blerina
Faleminderit Blerina!
Gezuar edhe ju Vitin E Ri 2007
Sekretaxhi i madh qenke :)
Me behet shume qejfi qe ke krijuar kete blog. Te uroj me te mirat :)
Aida Bode
Dim,pse e ke braktisur blogun keshtu?Kthehu dhe vendos poezite...
Vetem nga ato pak poezi tuajat qe kam lexuar, me mjafton te di se sa bukur do t'i kesh trazuar yjet edhe ne kete liber. :D
Shume sukese nga Twinklellorja! :)
Dim, je i mrekullueshem ne cdo varg qe na ofron. Te uroj sa me shume suksese ne fushen e krijimtarise dhe mos t'u ndalte kurre pena.
Lediana Paja
Mik i dashur, mbetesh "Lasgushi i fundem i poezise shqipe". Sa here qe kerkoj te shplodhem dhe te arratisem nga kriptopoezite dhe majmunlleqet hermetike "moderne dhe postmoderne" te grafomaneve qe na kane rrethuar pashmangeshmerisht kudo ne virtualitet lexoj POEZI te tuat. Nder te tjera deshmon ne vargje ate qe mungon shpesh ne poezine tone bashkekohore: kulturen letrare dhe artistike ne perpunimin e fjales dhe te vargut.
Artan Gjyzel Hasani (whisper)
Post a Comment
<< Home